Top Frascineto
Je këtu : Home Mbledhja e mbeturinavet

Mbledhja e mbeturinavet

 

Të dashur bashkëqytetarë,

raccolta rifiuti.jpgNë një moment të veçantë për Krahinën tonë, të gjithë burrat dhe gratë e ndershëm, punëtor dhe serioz, duhet që së bashku të punojnë për të përmirsuar Dheun tonë. Duke ndjekur këtë synim është pra e nevojshme të ndiqen të gjitha format e duhura për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e shërbisevet që natyra mëmë na ka dhënë, kështu që mund të dorëzojmë një të ardhme "jo më të mirë por të paktën njësoj" me atë që ne trashëguam. Mbledhja e mbeturinavet të diferencuara është pra një prej pikavet themelore të bashkësisë sonë. Nuk mund të hedhim mbeturinat pa i ndarë njera prej tjetrës, por duhet t'i ndajmë sipas lëndëve në mënyrë që mund të përdoren dhe të vlerësohen përsëri duke sjellë kështu një ndihmë për kursimin e lëndës, energjisë dhe turrezëvet.

Ky është një projekt që Administrata Bashkiake do të ndjekë në mënyrë serioze me ndihmën tuaj për të patur rezultatet e shpresuara.

Të gjithë së bashku, pra, në mënyrë civile dhe me dijeni, le të Ndajmë Mbeturinat.

Faleminderit.